Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sormani: Dua Partizan agresiv në Laç, kur erdha kishte shumë depresion

schedule12:12 - 15 Shkurt, 2020

schedule 12:12 - 15 Shkurt, 2020

Partizani do të tentojë të harrojë sa më shpejt eliminimin nga Besëlidhja në Kupën e Shqipërisë. “Demat” do të përballen nesër (14:00) me Laçin e Cungut, në një nga transfertat më të vështira të kampionatit. Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka prekur disa tema gjatë konferencës për shtyp, teksa konfirmon besimin maksimal te djemtë e tij.

ELIMINIMI – “Sigurisht eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nuk është diçka e mirë. Nuk jam dakord me atë që thoni se jemi në një moment jo, e shoh e në një kënd ndryshe dhe kemi ardhur në rritje. Në tre ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm dy goditje në portën tonë. Kam të gjitha motivet për të menduar pozitivisht. Entuziazmi në skuadër është i madh dhe shoh dita ditës që po punohet në grup. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe po japin maksimumin në seancat stërvitore”.

LOJTARËT – “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kam dëgjuar se kam ruajtur lojtarët në Kupë për kampionatin. Kjo nuk është e vërtetë. Bardhi e Belica kanë me temperaturë, sikurse edhe Melo e Trashi që nuk kanë qenë në kondicionin e duhur fizik. Çdo ndeshje e përgatis si decizive. Bardhi ka nisur të stërvitet dje. Belica ka dhënë shenja përmirësimi. Momentalisht i kam të gjithë lojtarët në dispozicion”.

PROBLEMI I GOLIT – “Unë e shoh futbollin ndryshe dhe nuk më intereson kush shënon. Për mua nuk është problem kush shënon. Në tre ndeshjet e fundit kemi realizuar tetë gola. Sulmojmë si skuadër. Duhet t’i analizoj ndeshjet dhe shoh sa raste krijojmë. Skuadra krijon raste dhe më vjen keq që këmbëngulni për këtë pjesë. Ekipi po rritet, sulmuesit po lëvizin shumë pa top. Nuk më intereson nëse shënon apo jo Trashi. Sigurisht do të kënaqesha nëse Bardhi do shënonte, për vetë punën e madhe që po bën në skuadër. Sikurse edhe për Brown e Solomon. E rëndësishme është që kur punon shumë, natyrisht edhe rezultatet do të vijnë”.

LAÇI – “E kam parë Laçin dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë dhe një kundërshtar shumë agresiv. Mendoj se skuadra është rritur dhe luan me intensitet. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë çfarë lloj ndeshjeje na pret në Laç. Unë dua që skuadra të luajë një ndeshje të fortë, intensive. Jam i bindur që skuadra mund ta bëj, e mendoj në këto momente këtë gjë. Nuk ka lidhje me pikët”.

PSIKOLOGJIA – “Patë një skuadër që luajti që luajti me pak agresivitet, intensitet dhe vendosmëri. Mua nuk më duhet ashtu, skuadra dha gjithçka në ndeshjen e Kupës. Psikologjikisht jemi në moment të mirë për të përballuar ndeshjen e radhës. Eliminimi nuk i pëlqen askujt, por nuk mund të thuhet që skuadra nuk zhvilloi një ndeshje të mirë. Lojtarët e rinj luajtën me guxim dhe shumë dëshirë”.

NIVELI ME DY SKUADRAT E PARA – “Skuadra ka nisur sezonin me probleme, ndryshe nuk do të isha këtu. Dikush ka tentuar të ironizojë sa i përket modulit apo sistemit tim të lojës. Unë nuk fshihem kurrë dhe marr gjithë përgjegjësitë. Nuk kam kritikuar kurrë ata që kanë punuar më parë. Kam thënë që skuadra nuk kishte aftësinë fizike për të luajtur futbollin që dua unë. Janë pikëpamje të ndryshme, siç janë edhe ata të trajnerëve të tjerë”.

LOJTARËT – “Si të gjithë gjërat, koha është e nevojshme. Unë nuk shpi asgjë, unë punoj, punoj shumë. Nëse d të ndërtosh dhe bësh diçka, do të kërkojë kohën e vet. E vetmja gjë negative është fakti që ambienti ishte depresiv, nuk kishte entuziazëm, nuk kishte dëshirë për të menduar pozitivisht. Kjo është gjëja më e keqe dhe unë po punoj ta ndërtoj këtë gjë. Të gjithë duhet të kenë mentalitetin e Partizanit. Koha do e tregojë në ndeshjet në vijim se çfarë do jemi në gjendje të bëjmë”.

THATËSIRA E ÇINARIT – “Çfarë të bëjmë. Na vjen keq, por ai vrapon shumë, sakrifikon për skuadrën. Rëndësi ka që të fitojë skuadra, mund të shënojë gola edhe Hoxha. Portieri i Bylis ka shënuar më shumë se sulmuesit e Partizanit? Unë bëj punën time. Çdo ditë stërvitemi për t’u përmirësuar, këtë mund ta them. Mund të vini në stërvitje, ja u siguroj këtë. Nëse dikush e sheh në mënyrë negative këtë situatë, besoj se do të ndryshojë mendim. Nuk presim që gjërat të përmirësohen, por punojmë fort për të arritur diçka të tillë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!