Adolfo Sormani do të drejtojë Partizanin, duke pasuar në stol italianin Franco Lerda. Presidenti Gaz Demi ka marrë këtë vendim dhe pritet që klubi i kuq të dalë me një komunikatë zyrtare.
Në Itali madje kanë arritur të zbulojnë edhe detaje të kontratës së trajnerit italian me Partizanin. Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, raporton se Sormani ka firmosur për gjashtë muaj me “demat e kuq”.
Të dhëna rreth pagës nuk jepen, por zbulohet se kontrata do të zgjatet me dy vite të tjera në rast se Sormani ia del të fitojë titullin kampion ose Kupën e Shqipërisë me Partizanin. /abcnews.al
#PartizanTirana, esonerato #Lerda: torna #Sormani ?https://t.co/TGTbrDkmEx
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 2, 2020