Vazhdojnë elozhet për Vedat Muriqin. Mbrojtësi i Denizspor, Oguz Yilmaz, e ka cilësuar bomberin dardan si sulmuesin më të vështirë për t’u markuar në kampionatin turk. Sipas Yilmaz, sulmuesi i Trabzonspor Sorloth dhe Muriqi, janë dy sulmuesit më të mirë në Turqi, por anon më shumë nga ylli i Fenerbahce.
“Vedati është një sulmues shumë i kompletuar, i aftë me topin në këmbë, i shpejtë dhe shumë i fortë fizikisht në ajër. Edhe Sorloth i Trabzonspor është një sulmues i vështirë për t’u markuar, por duhet të zgjedh Muriqin si më të vështirin”, u shpreh Yilmaz.
Muriqi po bënte një sezon të shkëlqyer para se futbolli të ndërpritej për shkak të pandemisë Koronavirus. Gjiganti i sulmit luajti 25 ndeshje me Fenerbahce, duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar 5 herë për shokët e skuadrës../abcnews.al
? Oğuz Yılmaz, bu sezon Süper Lig’de kendisini en çok zorlayan hücum oyuncusunun Fenerbahçeli Vedat Muriç olduğunu söyledi.
➡️ “Vedat hem havadan, hem yerden, hem koşu bakımından çok zorlayıcı bir forvet. Trabzonsporlu Sörloth da öyle ama ben Muriç’te daha çok zorlanmıştım.” pic.twitter.com/wUYcOmVSDv
— Fanatik #EvdeKal (@fanatikcomtr) May 17, 2020