Pas takimit me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime edhe në godinën e Qeverisë së Kosovës.
Partitë opozitare nuk janë takuar ende me emisarin, por vetëm sekretarja e PDK-së, Vlora Citaku ka njoftuar se rreth orës 16:00 ka patur një takim me drejtoreshën e BE-së.
Po sot është bërë e ditur se dialogu Kosovë-Serbi tashmë është në duart e ministrit të jashtëm të qeverisë Kurti 3, Glauk Konjufca.
Dialogu me Beogradin nuk ka njohur përparim që nga 2023, ku Serbia insiston në asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova kërkon dorëzimin e autorit të sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiç.
/abcnews.al/


