Soreca takon Yuri Kim: 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën e Shqipërisë

schedule12:15 - 27 Janar, 2020

schedule 12:15 - 27 Janar, 2020

Pasi mori zyrtarisht detyrën, duke i dorëzuar letrat kredenciale presidentit Meta, ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Teksa e ka cilësuar vitin 2020 si kyç për Shqipërinë, Soreca shkruan se është i gatshëm për të bashkëpunuar, specifikisht sa i përket integrimit të vendit në BE.

“Mirë se vini Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE. 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën e Shqipërisë”, shkruan Soreca./abcnews.al