Soreca: SPAK po godet lart, politikanët i ka kapur frika

schedule11:40 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 11:40 - 20 Dhjetor, 2021

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh sot se frika ka kaluar nga prokurorët te politikanët dhe kriminelët e korruptuar me drejtësinë e re.

Edhe pse nuk e përmendi me emër konkret, diplomati tha se “kohët e fundit kemi parë hapa inkurajues për goditjen e korrupsionit në nivele të larta”, ku referimi ishte i qartë për arrestimin e Lefter Kokës.

Lexo edhe: “Viti i kthesës”, Yuri Kim: Prokurorët dhe hetuesit tmerri i kriminelëve, BKH krah FBI-së amerikane

Në dy vjetorin e krijimit të SPAK-ut, Soreca deklaroi se sot është një ditë feste. “Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë që kam qenë para dy vitesh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur. Sot është një ditë për të festuar. Në vetvete është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve.

Lexo edhe: Kraja: SPAK në janar më 17 prokurorë, në prill 2022 plotësohet struktura e BKH

28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH. Ne festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK-ut. Mbështetjen për krijimin e një SPAK-u të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet për ndjekjet penale dhe dënimet në nivelet e larta.

Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar në anën tjetër, se më parë ishte në anën e prokurorëve që ishin në trysninë e politikanëve dhe kriminelëve.

Është thelbësore që të ruajmë fokusin, të vazhdojmë të përqendrohemi te çështje që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë” kërkoi ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!