Mazhoranca mund ta miratojë e vetme Reformën Zgjedhore, pasi disa nga rekomandimet kyçe të OSBE-ODIHR, nuk kërkojnë ndryshime legjislative.
Është ky qëndrimi i kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca i cili në një prononcim për mediat tha se ka një urë mbi të cilën mund të lindë dialogu dhe kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës.
“Reforma zgjedhore natyrisht që mund të kryhet me anën e ndryshimeve legjislative, megjithatë mund të bëhet edhe pa këto ndryshime legjislative me anën e disa hapave që mund të merren nga ana e qeverisë.
Ne e kemi ftuar qeverinë që të ndërmerren këto hapa, për të luftuar fenomenet e shitblerjes së votave. Më lejoni të jemi i qartë, ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria pikërisht në këtë fushë, të cilat opozita në fakt i ka kërkuar, kjo iniciativë ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODHIR.
Disa prej të cilave mund të kërkojnë ndryshime ligjore por disa të tjera kërkojnë veprime nga qeveria. Ne kemi qenë të parët që prej Shkurtit të vitit 2016 që kemi bërë thirrje për dialog dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë në çdo moment dhe çdo takim. Tani ka ardhur koha për kompromis. Kompromis do të thotë që qeveria dhe opozita takohen në mesin e urës”, tha Soreca./abcnews.al