Soreca: Ka ende sfida në fushën e sundimit të ligjit

schedule15:30 - 1 Prill, 2019

schedule 15:30 - 1 Prill, 2019

Ndërkaq, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka kujtuar hyrjen e 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

“Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në shumë fusha. Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, shkruan ambasadori Luigi Soreka.

Sipas tij, tani është koha që institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, në prag të vendimit të ardhshëm të Qershorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!