Soreca: Gëzuar Pavarësinë Shqipëri, sot bëjmë nderime shqiptarëve që humbën jetën nga Covid

schedule09:19 - 28 Nëntor, 2020

schedule 09:19 - 28 Nëntor, 2020

Ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar Festën e Pavarësisë.

Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ne zgjedhim të bëjmë nderime për jetët e humbura nga Covid.

Ndër të tjera ai thekson se BE do të jetë pranë shqiptarëve në çdo sfidë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër  COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë shqiptarëve.

# Më të fortë së bashku,” shkruan Soreca./abcnews.al