Soreca: Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për t’u ulur në tryezën ndërqeveritare

schedule16:43 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 16:43 - 17 Dhjetor, 2020

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguiar pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binajt nga Kuvendi.

Soreca përmes një postimi në Twitter i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Ndër të tjera ambasadori thekson se funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

“Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës.

Ishte thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE”,shkruan Soreca.e.su./abcnews.al