Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca kërkon sqarim për Gjykatën Kushtetuese: Dialogu politik i rëndesishëm

schedule12:08 - 18 Nëntor, 2019

schedule 12:08 - 18 Nëntor, 2019

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e Shkollës së Integrimit Europian, që është organizuar në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Soreca është ndalur edhe njëherë tek çështja e moshapjes së negociatave, duke theksuar se nuk ishte nje vendim por shtyrje e vendimit.

Po ashtu ambasadori është ndalur edhe tek ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ku ka nëvizuar se dialogu politik është i rëndësishëm si dhe ka kërkuar sqarim për çështjen.

Moshapja e negociatave, nuk ishte nje vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas një reflektimi. Angazhimi ynë në raport me Shqiperinë mbetet i pandryshuar.

Moshapja e negociatave hapi një debat të madh. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një dabat kaq të madh. Doja të citoja Macron: Nëse reformojmë strategjinë e procesit do hap negociatat.

Prioritet do i japim angazhimeve, si Reforma Zgjedhore, në drejtësi. Dimë që SPAK do ngrihet në muajt e ardhshëm. Gjykata Kushtetuese po ashtu. Dialogu politik është i rëndesishëm, kompromisi është krucial. Qëllimi nuk është personal, por për interesat kombëtare. Duhet sqarim për çeshtjen e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Soreca.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!