Soreca: Çështja e Ministrit të Brendshëm duhet zgjidhur sa më shpejt

schedule11:00 - 14 Nëntor, 2018

schedule 11:00 - 14 Nëntor, 2018

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka kërkon që Shqipëria të ketë sa më shpejt një ministër të Brendshëm. Në studion e emsionit “Opinion” ai tha se i ka ndjekur lëvizjet e Kryeministrit dhe Presidentit të cilët sipas tij duhet të veprojnë brenda kufijve të Kushtetutës.

 Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të zgjidhë sa më shpejt ngërçin e krijuar me emërimin e ministrit të Brendhsëm. Ambasadori Luixhi Soreca sqaroi në studion e “Opinion” se çfarë nënkupton me një ministri të Brendshme funksionale.

“Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet se shpejti dhe kjo është ajo që nenkuptoj me Ministri plotësisht funksionale, sepse Policia e shtetit shqiptar, komuniteti ndërkombëtar, të gjithë duhet të kenë forcën e Ministrisë së Brendshme”.

Thotë se po i ndjek zhvillimet politike për këtë çështje ku janë përfshirë Presidenti dhe kryeministri të cilëve u kërkon që të gjejnë zgjidhje konform tagrit kushtetues.

Ambasadori: E shoh që kryeministri dhe presidenti po diskutojnë me njeri-tjetrin.

Fevziu: Situatë shumë e çuditshme.

Ambasadori: Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku per të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

Vlerësoi punën e ish-ministrittë brendshëm Fatmir Xhafaj ndërsa tha se nuk i di arsyet e dorëheqjes së tij.

Ambasadori: Publikisht ai nuk i ka treguar arsyet. Sinqerisht qe ne nuk e dimë arsyen e dorëheqjes së tij.

Fevziu: Keni ndonjë ide?

Ambasadori: Ka spekulime, por nuk besoj se ky është roli im. Roli im, siç e thashë, është që t’u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas tij është aktualisht detyra numër një e Shqipërisë.

“Ne presim që autoritetet shqiptare, si një e tërë, të vazhdojnë të rrisin luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin. Ky është prioriteti kryesor për Bashkimin Evropian tani dhe në muajt e ardhshëm”.

Ambasadori nënvizoi se në pranverë, Komisioni Europian do të japë një tjetër vlerësim për reforamt përpara se vendoset për çeljen e negociatave.

“Nuk ka asgjë automatike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!