Sopranoja Eva Golemi: Studentët e kantos nuk kanë mundësi punësimi pas diplomimit

schedule17:07 - 13 Qershor, 2020

schedule 17:07 - 13 Qershor, 2020

Sopranos së Teatrit të Operas dhe Baletit  Eva Golemi, vërtet i mungon skena, por duket se e kompenson pak me mësimdhënien. Në ambientet e Universitetit të Arteve ajo zhvillon mësim me studentin e saj Glerson Hoxha i cili është në prag diplomimi

Golemi tregon: “Kam studentë shumë të mirë. Jam shumë e lumtur.  Më kanë munguar këto tre muaj edhe mësimdhënia edhe opera, pas tre muajsh u kthyem.  Kam një tenor shume te mirë, e kam aktivizuar edhe në dy role të vogla, është në prag diplomimi dhe shpresoj që më vonë të vazhdojë edhe rrugëtimin e tij si tenor.”

Mungesa e tenorëve është një shans i mire për këtë të ri. Tenori i ri ende ka mbetur i lidhur fort me ambientet e këtij universiteti, të cilat kanë filluar t’i mungojnë që në këto çaste. Ajo çfarë e mundon studentin në prag diplomimi është e ardhmja.

Megjithëse ka provuar emocionet e skenës përkrah zërave të njohur operistik, ëndrra e tij mbetet punësimi në opera.

Glerson shprehet: “Kjo është pyetja që i mundon të gjithë studentët, por unë shpresoj për një vend pune që vërtet t’ia vlejë për profesionin tim. Shpresoj në një vend në opera.”

Në muajin korrik artisti i ri do te interpretojë pjesë të përzgjedhura nga repertori operistik botëror ndërthurur me atë shqiptar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!