Sonte nata e parë e spektaklit, zbulohet juria e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës

schedule16:34 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 16:34 - 27 Dhjetor, 2021

Sot do të zhvillohet nata e parë e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës. Ardit Gjebrea do të jetë pjesë e këtij edicioni, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, në rolin e prezantuesit. Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Në mesin e 20 konkurrentëve janë dhe Evi Reçi, Saimir Çili, Kastro Zizo, Stefi dhe Endri Prifti, Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj. Ndërkohë janë mësuar dhe emrat që do të jenë në juri. Bëhet fjalë për tekstshkrues, këngëtarë e kompozitorë: Olti Curri, Rozana Radi, Anxhela Peristeri, Luan Zhegu, Agim Doçi, Anxhela Faber dhe Olsa Toqi.

Mbrëmjen e sotme do të performojnë 20 këngëtarët ndërsa nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!