Sonte erdhën 14 mijë doza Pfizer, BE: Më shumë do të vijnë për Shqipërinë

schedule21:46 - 24 Maj, 2021

schedule 21:46 - 24 Maj, 2021

Mbrëmjen e sotme në Rinas mbërritën 14,040 vaksina Pfizer. Pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë, që thekson se dozat që erdhën sonte janë pjesa e katërt e 145,000 dozave të mundësuara nga Austria.

“Përditësimi javor i vaksinave BioNTech / Pfizer të financuara nga BE: Pjesa e katërt e 145,000 dozave mbërritën në Tiranë të mundësuara nga Austria. Më shumë do të vijnë – çdo javë – deri në fund të gushtit.

Krenarë të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Covid19. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” mbyllet postimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!