Sonte, eklipsi hënor më i gjatë i shekullit

schedule16:27 - 27 Korrik, 2018

schedule 16:27 - 27 Korrik, 2018

Mbrëmja e 27 Korrikut do të shënojë eklipsin e hënës më të gjatë të shekullit, i cili do të zgjasë 103 minuta. Hëna do të jetë e kuqe për më shumë se një orë, dhe kjo mund të shhet qartë pasi faza e parë e eklipsit nis në orën 21:00 me orën tonë.

Sonte do të ndodhë eklipsi i plotë i hënës dhe do të jetë më i gjati i shekullit. Në 27 Korrik, planeti Tokë do të gjendet mes Diellit dhe satelitit, duke projektuar tek ai një kon hijeje. Hëna do jetë e kuqe për 103 minuta, si pasojë e faktit se vetëm një fraksion i vogël i dritës diellore, ajo e kuqe, do filtrohet nga atmosfera dhe më pas do projektohet.

Sipas ekspertëve, ky mund të cilësohet dhe si eklips për familjet pasi periudha dhe orari janë shumë të favorshëm. Faza e parë e eklipsit do të nisë në orën 21:00 me orën tonë.

Faza e eklipsit të plotë parashikohet mes orës 21: 30 dhe 23:13, ndërsa maksimumi do të jetë në 22:22. Por ajo e eklipsit do të jetë dhe një hënë në miniaturë sepse sateliti do të gjendet në distancën maksimale nga planeti ynë, më shumë se 406 mijë kilometra larg.

Por dhe planeti Mars do të ketë një rol protagonist, pasi mbrëmjen e 27 Korrikut do të jetë më i ndritshëm se zakonisht duke u vendosur në pozicionin e kundërt ndaj diellit në krahasim me tokën. Një fenomen që njihet dhe si kundërvënia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!