Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka folur për herë të parë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Mirkon.
E pyetur nga moderator Ardit Gjebrea, ajo fillimisht mohoi të ketë marrë pasaportë italiane dhe tregoi arsyen se përse ata u ndanë.
“Kemi një marrëdhënie korrekte me Mirkon. Nuk jemi ndarë për shkak të tradhtisë, apo diçka e tillë, por, për gjëra më të forta. Çdo njeri ka ideale, unë ideal kisha lirinë. Ana ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të atin dhe unë përpiqem të kem marrëdhënie korrekte për shkak të vajzës, pasi është Ana do na lidhë gjithmonë neve”, tha Soni.
Këngëtarja foli edhe për lidhjen me Klevin, me të cilin tha se janë bashkë që 6 vjet, por, kanë 1 vit bashkëjetesë. Lidhja e saj, sipas Sonit, po e mbush me lumturi. l.k/abcnews.al