Soni Malaj rrëfen vështirësitë para Festivalit të RTSH-së

schedule18:06 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 18:06 - 29 Dhjetor, 2018

“Thumb” nuk mund të mungonte në prapaskenën e Festivalit të 57-të të RTSH-së. Pjesë e emisioni u bënë shumë personazhe e këngëtarë të dashur për publikun që u intervistuan edhe u ngacmuan disi nga pyetjet thumbuese të gazetares.

Një ndër to ishte edhe këngëtarja e njohur Soni Malaj. Ajo tregoi se është përballur me shumë vështirësi para se të performonte në Festivalin e 57 të RTSH-së. Në “Thumb” ajo rrëfeu se para se të hynte në skenë kishte pasur mamanë shumë sëmurë dhe se ishte shumë e ngarkuar emocionalisht. Soni tha se i është dashur të qetësojë fansat pasi në fund të fundit e rëndësishmja në një kompeticion të madh si Festivali është të paraqitesh mirë.

 “Ju lutem qetësohuni, nuk ka problem, nëse nuk e marr është çdo gjë ok. E rëndësishme është që unë kam dalë mirë, jam paraqitur mirë, kjo është e rëndësishmja e çdo këngëtari. Të gjithë e dimë që Festivali i madh është shumë i vështirë dhe ta them me siguri që mamatë e shumë prej këtyre këtu kanë qenë me ilaçe. Mami im ka qenë me zemër. Sot ka qenë në spital dhe kam qenë shumë e ngarkuar emocionalisht”, tha këngëtarja.

Megjithatë do të merrte pjesë më shpes në Festival për një arsye.

“Nëse nuk do ishte Eurovizioni do merrja pjesë më shpesh”, tha këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!