Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Mirko, prej disa vitesh. Ndërkohë, nga martesa ata kanë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Anna.
Mbrëmjen e kësaj të hëne, Soni ka zbuluar se tashmë ndonëse nuk jetojnë me një shtëpi, vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.
“Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Annës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Annën, për lumturinë e Annës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Annës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës.”, u shpreh këngëtarja.
Sa i përket muzikës, Soni ka disa muaj që nuk ka sjellë një këngë të re dhe fansat janë kuriozë nëse do të ketë ndonjë surprizë nga artistja gjatë muajve të verës. Gjithçka mbetet për tu parë deri në atë moment./abcnews.al