Bayern Munchen shkarkoi Niko Kovac nga posti i trajnerit dhe nuk po nxitohet për të gjetur pasardhësin e kroatit. Emra si Jose Mourinho, Max Allegri, Arsene Wenger dhe Erik Ten Hag qarkullojnë për pankinën e bavarezëve.
Tifozët kanë një preferencë dhe pëlqejnë trajnerin e Ajaksit. 33% të votave ka marrë Ten Hag në sondazhin e kryer nga TZ, e përditshmja bavareze. Në vend të dytë renditet i “përjetshmi” Jupp Heynckes, ndërsa podi kompletohet nga Jose Mourinho.
Ndryshe mendojnë drejtuesit, të cilët tundohen nga ideja Wenger. Ish-trajneri i Arsenalit cilësohet si personi i duhur për të ringritur kampionët e Gjermanisë. /abcnews.al