Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 45%
  • Shenjë e krizës politike në vend 30%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Vizita e Ramës te Trump rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

schedule22:43 - 23 Shkurt, 2026

schedule 22:43 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- 78.3% e shqiptarëve mendojnë se vizita e Ramës në Bordin e Paqes në SHBA, me ftesë të Trump rrëzoi teorinë “Ramaduro”, të ngritur nga opozita.

Në Sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News një shumicë e vogël, prej 12.7 % mendojnë të kundërtën, ndërsa 9 % thonë se janë të dyzuar ndërsa pyeten “A e rrëzoi vizita e Ramës tek Trump teorinë “Ramaduro”?



Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe  politike, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!