Sondazhi: Shumica e punonjësve dëshirojnë të punojnë nga shtëpia pas përfundimit të pandemisë

schedule15:48 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:48 - 30 Korrik, 2021

Sipas një sondazhi të publikuar nga IPSOS për Forumin Ekonomik Botëror, dy të tretat e punonjësve duan që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pas përfundimit të pandemisë. Sondazhi, është realizuar në 29 vende dhe përfshiu 12,500 punonjës.

Sipas të dhënave, 66% e punonjësve mendojnë se punëdhënësit duhet të lejojnë punë më fleksibile në të ardhmen, që do të thotë disa ditë në shtëpi dhe disa ditë  në zyrë. Ata gjithashtu deklaruan se do të donin të kalonin gjysmën e javës duke punuar nga shtëpia dhe pjesën tjetër në zyra.

Punonjësit nga Belgjika, Franca dhe  Kina preferonin të punonin vetëm dy ditë në javë nga shtëpia, ndërsa indianët ishin më entuziastët, të cilët dëshironin të punonin në shtëpi  për gati tre ditë e gjysmë të javës.

AXA , një bankë në Bruksel ka marrë vendimin që duke nisur nga 1 shtatori, punonjësit e saj mund të vendosin nëse do të duan të  punojnë nga shtëpia sa herë që kanë nevojë, si pjesë e një marrëveshjeje sindikale./abcnews.al