Britania është i vetmi vend evropian ku qytetarët e saj konsumuan më shumë alkool gjatë pandemisë Covid-19. Sipas një sondazhi të publikuar në Daily Mail, Greqia dhe Shqipëria regjistruan uljen më të madhe të konsumit të alkoolit.
Studimi u përqendrua në konsumin e alkoolit në 21 vende të kontinentit të vjetër gjatë bllokimit dhe masave kufizuese të vendosura nga qeveritë për të ndaluar përhapjen e virusit.
Mbretëria e Bashkuar ishte i vetmi vend ku njerëzit filluan të pinë më shumë sapo u izoluan. Në të njëjtën kohë, irlandezët dhe gjermanët vazhduan të konsumonin të njëjtën sasi alkooli si para pandemisë.
Sondazhi i ekspertëve u krye në një kampion prej 32 mijë qytetarësh nga 21 vende evropiane. Pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjen për sasinë e alkoolit, të tilla si verë, birrë dhe pije të tjera alkoolike që konsumuaan në prill 2020.
Studiuesit nuk kanë arritur të japin një shpjegim të qartë për rritjen e konsumit të alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë, përcjell abcnews.al.
Megjithatë, ata theksuan se britanikët janë përgjithësisht të njohur për konsumimin e sasive të mëdha të alkoolit. Mbi të gjitha, përpara pandemisë, britanikët konsumuan më shumë alkool sesa evropianët e tjerë.
Shkencëtarët i dhanë secilit vend një rezultat që varion nga minus një në plus një, bazuar në mesataren për sa i përket konsumit të alkoolit. Sipas sondazhit, në Britani, konsumi mesatar i alkoolit gjatë pandemisë ishte 0,1 ndërsa për pjesën tjetër të Evropës, mesatarja ishte minus 0,14.
Grekët si dhe shqiptarët konsumuan më pak alkool sesa pjesa tjetër e Evropës. Konkretisht, shqiptarët konsumuan mesatarisht më pak alkool me një rezultat prej -0,37, grekët shënuan një rezultat minus 0,2 dhe finlandezët minus 0,19.
Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se çmimi i përballueshëm i alkoolit nuk konsiderohet një faktor i rëndësishëm sepse të rriturit me të ardhura më të larta konsumuan më pak alkool sesa ata që nuk kishin.
Studimi Evropian mbi Alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Dresden, Gjermani. g.v/abcnews.al