Shumica e francezëve besojnë se qeveria duhet të shtrëngojë më shumë masat antiCovid, sipas një sondazhi nga Euronews.
Rreth katër në dhjetë persona besojnë se rregullat aktuale nuk ishin efikase.
Sondazhi u krye nga Redfield & Wilton Strategies në fund të shkurtit kur Franca ishte një një shtetrrethim nga ora 6 pasdite – 6 e mëngjesit.
Por pjesa tjetër e europianëve mendojnë se masat e marra nga qeveria janë vendimi i duhur. Më shumë se gjysma e të anketuarve në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar besonin te qeveria gjithashtu edhe shumica në Itali mendojnë se autoritetet kishin gjetur ekuilibrin e duhur.
Sipas sondazhit, Franca ka përqindjen më të madhe të të anketuarve që mendojnë se rregullat aktuale ishin shumë të rrepta.
Pra, a do të thotë kjo se francezët kanë më pak të ngjarë t’i binden urdhrave?
Rreth gjysma e francezëve dhe italianëve të anketuar thanë se rregullat ishin në përputhje me komunitetet.
61% e atë anketuarve në Gjermani dhe Britani thanë se respektonin masat e marra nga qeveria.
Sot shënohet një vit shënon që kur Italia vendosi bllokimin e parë të Europës për shkak të përhapjes së COVID-19.
Atëherë, cili ka qenë ndikimi te njerëzit?
Pikëpamja e italianëve dhe gjermanëve që u anketuan thanë se kufizimet ishin më të dobishme sesa të dëmshme për shoqërinë.
Pothuajse dy të tretat e britanikëve kishin të njëjtin mendim gjithashtu. Por në Francë, shumica e të anketuarve (47%) mendojnë se rregullat ishin më të dëmshme sesa të dobishme./abcnews.al