Analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “News Line” komentoi rezultatin e ABC News, ku sipas të cilit PS fiton në 5 bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor.
Nura tha se PD-së dhe opozitës në tërësi i mungon komunikimi me elektoratin dhe nëse vazhdojnë në këtë skemë të vjetër, koha për të ardhur në pushtet do të jetë shumë e vonë.
“PD është shumë larg me elektoratin e saj. Nuk komunikon me të, prandaj dhe përqindja në sondazhe është kjo që është. Reagimi i Ramës për Gjykatën Kushtetuese korrekt, për interesin e qytetarëve, jo si kreu i PS. Është një komunikim në disa dimensione. Duhet të funksionojë më mirë sistemi i drejtësisë. Kur partitë politike nuk marrin përgjegjësi politike, kjo do të thotë se janë të pasigurta.
Në të gjitha rastet e 5 bashkive, edhe Vlora e cila është kryeqyteti i jugut dhe normale që ka influenca të drejtpërdrejta nga Tirana. Problematikat që vijnë nga e djathta, padyshim që qasja e tyre pa garanci tek vetvetja sigurisht që do të konvertohet në përqindje statistikore dhe ditën e zgjedhjeve në përqindje elektorale. PD dhe kandidatët e saj janë të distancuar nga elektorati. Opozitës për të ardhur në pushtet i duhet një kohë e gjatë, nëse do të kemi këtë skemë. Sfidat janë të mëdha, por Rama është mjeshtër i komunikimit dhe me këtë ka sjellë rezultate elektorale, por dhe PR në sferën kombëtare”, tha analisti Artur Nura./abcnews.al

