Kombëtarja shqiptare dështoi të realizojë ëndrrën historike për tu kualifikuar për herë të parë në një Botëror.
Kuqezinjtë humbën që në play-offin e parë në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë. Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News, tregon se, 65% e shqiptarëve ia hedhin fajin gabimeve të vetë ekipit shqiptar për humbjen 2-1.
Vetëm ¼, apo 25% e shqiptarëve, ia japin meritat Polonisë si ekip më i mirë, kurse 9% e konsiderojnë të pamerituar eleminimin.
Thuajse po kaq shqiptarë, 67%, konsiderojnë fajtorë për humbjen, shanset e shperdoruara të lojtarëve shqiptarë, Nedim Bajramit apo Stavro Pilos për rastet e humbura, 20% fajësojnë trajnerin Brazilian Silvinjo për zëvendësimet e gabuara, kurse 13% të dyja bashkë.
Por eleminimi vendos në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Silvinjos. Verdikti final pritet pas përfundimit të miqësores në Valencia me Ukrainën.
47 perqind thonë se Silvinjo do të shkarkohet pasi cikli i tij përfundoi, 25% të tjerë thonë se Silvinjo me filozofinë e tij dogji shanset e një brezi për të shkëlqyer, ndaj duhet të largohet.
24% të tjerë janë mirënjohës për arritjet e Silvinjos, si kualifikimi për herë të dytë në një Europian në 2024, ndaj duhet të qëndrojë.
Por shqiptarët kanë ende një shans historic. Kosova pasi eleminoi Sllovakinë, luan në Prishtinë finalen e madhe ndaj Turqisë, për një vend në botëror.
80% e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare, Shqipëri e Kosovë bashkë, kurse 20% i qëndrojnë dy ekipeve të ndara.
Sondazhi Zëri i Shqiptarëve po ashtu mori mendimin e qytetarëve për mbështetjen aktuale për partitë politikë në Shqipëri.
Dhe rezulton se, tifozët janë më skeptike se shqiptarët normalë ndaj dy partive të medha
Mbështetja për partinë qeverisëse, PS, ka një rënie më 1%, brenda marzhit të gabimit, duke e çuar në 44%, 8 pikë më poshtë se zgjedhjet e 11 majit.
Kurse përjashtimet e selisë blu, nuk e ndihmojnë Berishën. Rekordi negative për rënien e mbështetjes për PD tashmë ka shkuar në 22%.
Partitë e reja janë në pragun e zhdukjes, kurse mbështetja për lindjen e një partie të re politike në Shqipëri tashmë ka kaluar 30%-shin, ose përkthyer ndryshe 1/3 e shqiptarëve nuk i besojnë më asnjë partie politike në Shqipëri, por duan një të re.
Megjithëse, në këtë rast, shumica e shqiptarëve qe i janë përgjigjur këtij sondazhi, janë tifozë.
Dhe logjika në sport, e ka provuar, se tifozët nuk mërziten me trajnerin nga fitoret, por nga humbjet.
Por nëse rasti i Berishës, është unikal, humb por nuk ikën. Shqiptaret shpresojne qe Silvinjo të paktën duhet të mos bëhet version brazilian i doktorit tropojan./abcnews.al


