Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Molotovët “zhytën” Berishën/ Leka: PD në rënie. Berisha nuk ka as kauzë dhe as mbështetës

schedule13:42 - 24 Shkurt, 2026

schedule 13:42 - 24 Shkurt, 2026

Sondazhi i fundit i ABC News mbi perceptimin publik për protestat e dhunshme të PD ka nxitur reagime në skenën politike, duke vënë në pikëpyetje strategjinë e ndjekur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas analizës së bërë nga analisti Martin Leka në emisionin “Tirana Live” në ABC News Albania, të dhënat tregojnë një rënie të mbështetjes për PD pas akteve të dhunshme në protesta, ndërsa theksohet se Berisha “nuk ka as kauzë dhe as njerëz”.

Leka u shpreh se rezultatet e sondazhit duhet të analizohen me kujdes, sidomos në raport me mënyrën se si qytetarët e perceptojnë dhunën, nëse e shohin si instrument politik për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, apo si një akt të papranueshëm në një shoqëri demokratike. Sipas tij, rënia e pikëve për Partinë Demokratike pas protestave të dhunshme tregon për një kalkulim të gabuar politik dhe për një paqëndrueshmëri në aksionin opozitar.

Analisti theksoi se, në vlerësimin e tij, Berisha synon rikthimin në pushtet përmes përshkallëzimit të aksionit politik, ndërsa shtoi se mbështetësit e tij më të zjarrtë përbëjnë një grup të kufizuar dhe të pandryshueshëm. Sipas Lekës, kjo situatë reflekton një krizë më të thellë brenda PD-së dhe nevojën për rishikim të strategjisë politike për të ardhmen.



“Duhet parë me kujdes për të treguar se në ç’pikëpamje e konsiderojnë dhunën, si dhunë që duhet të ndodhë, apo si instrument për të rrëzuar Ramën. Duhet një sondazh tjetër për këta njerëz, se në ç’bazë e duan dhunën, si e trajtojnë efektin e dhunës.

Berisha dëshiron të vijë në pushtet përmes dhunës. Të gjitha këto të dhëna tregojnë dhe pasqyrojnë atë se çfarë pasqyron aksioni politik i Berishës. Përkrahësit pa kushte janë ata që i shohim edhe në foltoret e Berishës. Këta nuk i heqim dot, janë fundamentalistë të së keqes, që nuk duhen përfshirë në këto sondazhe. Sondazhi tregon qartë që Berisha nuk ka as kauzë dhe as njerëz.

Berisha nuk bën kalkulimet e duhura, se edhe pas protestave të dhunshme, ka një rënie të pikëve të PD, dhe kjo tregon për rrugën që duhet të ketë Berisha në kalkulimet e reja për të ardhmen. Kjo tregon një paqëndrueshëm dhe një kalkulim politik i pabazuar dhe i mefshtë. Sali Berisha në veprimtarinë e tij politike, ka vetëm një kauzë, që të jetë në krye të PD dhe të jetë vetë në krye të pushtetit. Është e vetmja kauzë e Berishës, e cila është personale, egoiste dhe e dëmshme për PD”, tha analisti Leka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!