Sondazhi i dytë: PS, 51.1 përqind/ Rada: PD është katandisur si mos më keq. Nura: Berisha nuk mund të sjellë politika të reja

schedule23:39 - 28 Prill, 2025

schedule 23:39 - 28 Prill, 2025

Sondazhi i dytë parazgjedhor i Abc News dhe Anxhi Riccerke, tregoi se në rang kombëtar, Rama vijon një rritje të lehtë, kësaj radhe shkon në 51.1%, kurse Berisha-Meta vijojnë rënien duke humbur 9 pikë në krahasim me 2021.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada deklatroi se PD është katandisur si mos më keq.

Ndërsa gazetari Artur Nura u shpreh se Berisha nuk mund të sjellë politika të reja.

Ardit Rada: Lajmi nuk është pse PS renditet e para në këtë sondazh, por është katandisja e PD, në këtë farë feje. Është problem i PD. Nuk ka ngritur frymën. Kemi disa njerëz, kryetarë të rinjsh partish, që dalin vetë në terren, takojnë njerëzit.

Artur Nura: Padyshim që nuk është pozitive dhe nuk është e papritur. Kemi në fushatë një zotëri 80 vjeç. Padyshim që do përkthehet në votë. Të dyja palët kryesore kanë premtime të ekzagjeruara. Do theksoja se partitë e reja nuk hyjnë në garë të barabartë. Do kenë rezultate krejt modeste për shkak të ligjit elektoral./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!