Sondazhi i BB, Tabaku: Këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare

schedule12:14 - 7 Nëntor, 2019

schedule 12:14 - 7 Nëntor, 2019

Një tjetër këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare e cilëson ish deputetja e Partisë Demokratike  Jorida Tabaku sondazhin e fundit të Bankës Botërore.  Sipas tij 36.1% e bizneseve në vend ankohen për korrupsionin në administratën publike dhe atë tatimore.

Në kohën kur Lulzim Basha vijon turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë”, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i kujtoi qeverisë se mbi 35% e bizneseve shqiptare ankohen për korrupsion. Qëndrimin e saj Tabaku e mbështeti në sondazhin e Bankës Botërore.

 

Për demokratët klima e biznesit nën qeverisjen e Edi Ramës është kthyer në një ferr për biznesin e ndershëm.

Dhe alternativa e të djathtës është gati.

Gjatë turit të tij në të gjithë qarqet e vendit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha po shpall edhe shtyllat e forta mbi të cilat do të bazohet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!