Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi i ABC: Ja, kur dhe pse ikin shqiptarët. Më shumë se gjysma e shqiptarëve lënë vendin nga mungesa e shpresës nga opozita

schedule23:13 - 2 Mars, 2026

schedule 23:13 - 2 Mars, 2026

Emigracioni në 35 vite tranzicion është kthyer në një fenomen masiv problematik edhe në Shqipëri. Shumë shqiptarë kanë zgjedhur pas rrëzimit të komunizmit të jetojnë në vende të zhvilluara perëndimore.

Por pse largohen shqiptarët?

Zëri i Shqiptarëve realizoi një sondazh gjatë kësaj kohe me qytetarët mbi arsyet dhe kohën kur familjarët apo të afërmit e tyre kanë emigruar.



Dhe arsyet nisin nga politika. 50% e shqiptarëve thonë se janë larguar për shkak se 13 vitet e fundit vendi nuk ka pasur opozitë shpresëdhënëse. Si me Bashën, si me Berishën, PD fajësohet si arsye kryesore, ndërsa 33% akuzojnë Ramën për keqqeverisje. 16% të tjerë, të dyja bashkë.

Por kur janë larguar shqiptarët?

Opozita prej vitesh trumbeton se ka një plan për të dëbuar shqiptarët nga Edi Rama. Por nuk rezulton kështu.

Shqiptarët thonë se 67% e tyre janë larguar para vitit 2013, kur në qeveri ishte PD me Sali Berishën kryeministër, kurse 23% pas 2013 me qeverisjen socialiste dhe Ramën kryeministër.

Këto shifra përputhen edhe me numrin e të kthyerve sërish në atdhe. 66% thonë se shqiptarët janë kthyer më shumë pas 2013 me qeverinë socialiste, dhe vetëm 19.5% para 2013 me ish-qeverinë demokratike.

Kurse ndër shkaqet jopolitike për emigrim, shqiptarët në vend të parë me 62.4% përmendin arsimin, 30.7% sistemin shëndetësor dhe 7% sigurinë ligjore dhe drejtësinë.

Opozita jo shpresëdhënëse që gjykojnë shqiptarët rezulton edhe te mbështetja aktuale.

Tentativa për të kthyer Tiranën në kaos dhe molotovët në vilën e Enverit e kanë ulur PD në 25% mbështetje në këtë fillim marsi, më e ulëta nga zgjedhjet e 11 majit.

Kurse ndryshimet e pritshme nga socialistët të kabinetit qeveritar kanë lënë PS në të njëjtat kuota, rreth 48%, bindshëm forcë e parë politike në Shqipëri.

Por lajmet e këqija në këtë pranverë vijnë për doktorin. Jo nga lart, por nga poshtë. Vërtet ia ka dalë të mjegullojë partitë e vogla aktuale, por mbështetja e tij sot është thuajse e barabartë me atë të shqiptarëve për një forcë të re opozitare, të cilët nuk preferojnë kaosin dhe molotovët e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!