Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Gratë respektojnë masat anti Covid më shumë se burrat

schedule08:34 - 9 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 9 Tetor, 2020

Vendosja e një maske, distancimi shoqëror dhe larja e duarve rregullisht janë mënyrat më të mira për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Por kur bëhet fjalë për këto zakone thelbësore, duket se gratë i ndjekin më shumë këto rregulla se meshkujt, sipas një studimi të ri, raporton CNN.

Sipas sondazhit nga studiuesit në Universitetin e New Yorkut dhe Universitetin Yale, gratë i dëgjonin dhe praktikonin këshillat e ekspertëve më shumë se burrat.

Sondazhi përfshiu 800 persona. E vetmja masë që nuk kishte një ndryshim gjinor ishte kontakti me njerëz të tjerë përveç miqve ose familjes.

Në pjesën e tretë të studimit të tyre, për të vëzhguar distancën sociale midis popullatës më të gjerë të SHBA, studiuesit përdorën të dhëna e GPS nga 15 milion telefona inteligjentë për të ndjekur lëvizjen e përgjithshme midis periudhës Mars dhe 29 maj.

Sipas rezultateve, ata zbuluan se 55% e grave kishin maska krahasuar me 38% të burrave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!