Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Gjysma e evropianëve e shohin Trump si “armik të Evropës”

schedule15:21 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 15:21 - 4 Dhjetor, 2025

Një sondazh i ri zbuloi se gati gjysma e evropianëve e shohin presidentin e SHBA-së, Donald Trump si “armik të Evropës” ndërsa shumica e konsiderojnë “si të lartë” rrezikun e një lufte të hapur me Rusinë në vitet e ardhshme.

Sipas sondazhit të “Eurobazooka” me bazë në Francë, të nisur nga Cluster 17 dhe Le Grand Continent, 48 për qind e evropianëve e shohin Trump si “armik të Evropës”, katër pikë më shumë se sondazhi i mëparshëm në shtator.

Sondazhi zbulon se 51 për qind e evropianëve e konsiderojnë “si të lartë” rrezikun e një lufte të hapur me Rusinë në vitet e ardhshme ndërsa 18 për qind thonë se rreziku është “shumë i lartë”. Dy të tretat e të anketuarve, 69 për qind, besojnë se vendi i tyre nuk do të jetë në gjendje të mbrohet ushtarakisht kundër një sulmi rus, me përqindjen që rritet mbi 80 për qind në Portugali, Itali dhe Belgjikë.

Sipas sondazhit, 55 për qind zgjedhin të mbajnë distancë të barabartë nga SHBA-ja dhe Kina, në vend që të rreshtohen vetëm me njërën prej tyre. Mbështetja për qëndrimin në BE mbeti në 74 për qind, krahasuar me 19 për qind që duan të largohen. Franca u dallua me mbështetjen më të dobët, pasi 27 për qind janë pro largimit dhe 12 për qind janë të pavendosur.

Ndër të tjera sondazhi nënvizoi se 63 për qind e evropianëve e shohin Brexit si një dështim, duke vënë në dukje se ai pati ndikim negativ në Mbretërinë e Bashkuar.

Sondazhi u realizua në nëntë vende evropiane, përfshirë Francën, Italinë, Spanjën, Gjermaninë, Poloninë, Portugalinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Greqinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!