Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Dumani goditi majtas/“Zëri i shqiptarëve”, 55.3 për qind e shqiptarëve: Kishte objektiv qeverinë

schedule23:32 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 23:32 - 15 Dhjetor, 2025

TIRANË– Altin Dumani goditi qeverinë, jo opozitën, ndërsa shqiptarët kanë më shumë pritshmëri për drejtuesin e ri të SPAK, se sa të vjetrin. Sondazhi i Zërit të Shqiptarëve në Abc News, nxjerr se shqiptarët janë të dyzuar për drejtimin 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të SPAK.

50.7% e shqiptarëve e konsiderojnë pozitive, kurse pjesa tjetër, nga 49.3%, 30% thonë negative, dhe 17.3% kanë një mendim të përzier, mes pozitives e negatives.

Por çfarë bëri Dumani në 3 vite?

Sipas Shqiptarëve, Dumani goditi më tepër eksponentë të mazhorancës sesa të opozitës. 55.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtuesi në largim i SPAK, kishte si objektiv qeverinë, kurse vetëm 19.4% opozitën.

Shqiptarët konfirmojnë statistikat e deritanishme, ndërsa rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës se SPAK është një armë gjahu ndaj opozitës. Por për atë që Dumani mendon se meriton një medalje ari, luftën ndaj krimit të organizuar, shqiptarët nuk ia japin meritat vetë atij.

30.2% e tyre, mendojnë se goditja e krimit të organizuar nga SPAK në 3 vitet e fundit, është meritë e shërbimeve të huaja, 30.1% e vet iniciativave të Dumanit, kurse një pjesë edhe më e madhe se ta, 39.7%, kanë një mendim të dyzuar.

Por, si e panë shqiptarët zgjedhjen e pasuesit të Dumanit, drejtuesin e ri Klodian Braho. Në shumicë dërrmuese, 85% e shqiptarëve besojnë se Braho nuk është i kapur nga Rama, apo nga Berisha, por nga ndërkombëtarët. Vetëm 11.3% mendojnë se diplomatët nuk ndikuan tek zgjedhja e Brahos.

Ajo që bie në sy është se ende pa hyrë në zyrë, shqiptarët kanë më shumë pritshmëri nga Braho, sesa nga puna e Dumanit në 3 vite. 60.2% besojnë se me Klodian Brahon SPAK do të ketë sukses, ndërsa 50.7% besuan se Dumani pati sukses./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!