Dorëzimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Penal nga Partia Socialiste e Shqipërisë është konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e kësaj jave për shqiptarët.
Në sondazhin e kësaj të hëne ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC Neës, 44.5% e të anketuarëve kanë vlerësuar se iniciativa ligjore e mazhorancës përbën zhvillimin më domethënës politik të ditëve të fundit
Në vend të dytë renditen Lojërat Olimpike Dimërore me 36.2% të votave, duke treguar interes të konsiderueshëm të publikut për ngjarjet ndërkombëtare sportive.
Ndërkohë, protesta e dhunshme e organizuar nga Sali Berisha është vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme nga vetëm 19.3% e votuesve. / abcnews.al /


