Sondazhi : Amerikanët mbështesin planin e Biden për pandeminë

schedule08:51 - 6 Mars, 2021

schedule 08:51 - 6 Mars, 2021

Joe Biden po shijon një muaj mjalti presidencial, me 60% të amerikanëve që mbështesin planin e tij të punës, sipas një sondazhi të agjencisë “Associated Press” dhe Qendrës për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike NORC.

Në një moment të polarizimit të thellë politik në Amerikë, mbështetja për planin e Biden ndaj pandemisë shtrihet përtej vijave të partisë. 70% e amerikanëve mbështesin  mënyrën se si presidenti demokrat ka trajtuar pandeminë, përfshirë 44% të republikanëve.

Biden vazhdon të  përballet me shumë skepticizëm nga amerikanët për sa i përket rikuperimit ekonomik. 55%  e amerikanëve miratojnë qasjen e Biden ndaj ekonomisë deri më tani, dhe 63% thonë se ekonomia amerikane është në krizë të madhe.

Republikanët gjithashtu kanë më pak gjasa të mbështesin Biden në planin ekonomik sesa atë pandemik,  me vetëm 17% që mbështesin administrimin e tij fiskal.

Më pak se dy muaj nga presidenca e tij, Biden ka venë në fokus pandeminë, duke u bërë thirrje amerikanëve të ndjekin masat për distancimin social dhe përdorimin e maskave .

Ai gjithashtu tha që derisa përhapja e virusit të mos jetë nën kontroll, ekonomia nuk do të rimëkëmbet plotësisht. Për të adresuar mungesat financiare , ai i ka kërkuar Kongresit të miratojë një plan shpëtimi me 1.9 trilion dollarë që do të siguronte pagesa të drejtpërdrejta për miliona amerikanë dhe fonde të mëdha në qeveritë e shtetit dhe lokale.

Plani është miratuar tashmë nga  Dhoma e Përfaqësuesve.

Trajtimi i pandemisë nga ana e Presidentit Biden mund të përcaktojë rrjedhën e presidencës së tij dhe të çështjeve të rëndësishme të agjendës së tij politike./abcnews.al