Sondazhi: Abraham Lincoln presidenti më i populluar në historinë e SHBA-së, Biden renditet në vendin e 14-të

schedule12:34 - 20 Shkurt, 2024

schedule 12:34 - 20 Shkurt, 2024

Është fakt që Joe Biden nuk është politikani më popullor në historinë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një sondazh i fundit i historianëve të specializuar për presidentët amerikanë e renditi atë jashtë dhjetëshes së parë, duke e vendosur atë të 14-tin nga 46 në total.

Në të njëjtën listë, Bill Clinton është në vendin e 12-të, Barack Obama i 8-ti, ndërsa vendin e parë e fiton, Abraham Lincoln, për ruajtjen e Unionit dhe dhënien fund të skllavërisë

Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump u rendit i fundit.

Ndërsa historianët mund të preferojnë Biden, sondazhet tregojnë mungesë besimi në trajtimin e fushave kyçe të politikave dhe ai kritikohet vazhdimisht për shkak të moshës së tij.

Dhe Trump pritet të fitojë një tjetër nominimi republikan për të udhëhequr SHBA-në, pavarësisht se po përballet me 91 akuza penale.

Tre presidentët më të mirë ishin Abraham Lincoln, Franklin D. Roosevelt dhe George Washington.

1. Abraham Lincoln

2. Franklin D. Roosevelt

3. George Washington

4. Theodore Roosevelt

5. Thomas Jefferson

6. Harry S. Truman

7. Barack Obama

8. Dwight D. Eisenhower

9. Lyndon B. Johnson

10. John F. Kennedy

11. James Madison

12. Bill Klinton

13. John Adams

14. Joe Biden

15. Woodrow Wilson

16. Ronald Reagan

17. Ulysses S. Grant

18. James Monroe

19. George HW Bush

20. John Quincy Adams

21. Andrew Jackson

22. Jimmy Carter 

23. William H. Taft

24. William McKinley

25. James K. Polk

26. Grover Cleveland

27. Gerald Ford

28. James Van Buren

29. Rutherford B. Hayes

30. James Garfield

31. Benjamin Harrison

32. George W. Bush

33. Chester A. Arthur

34. Calvin Coolidge

35. Richard Nixon

36. Hebert Hoover

37. John Tyler

38. Zachary Taylor

39. Millard Fillmore

40. Warren G. Harding

41. William Henry Harrison

42. Franklin Pierce

43. Andrew Johnson

44. James Buchanan

45. Donald Trump

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!