SONDAZHI/ A do të merrni pjesë? Si janë përgjigjur qytetarët për protestën e thirrur nga Meta?

schedule16:22 / 26/02/2020

Pak ditë më parë Presisdenti Ilir Meta njoftoi në tubim me qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars. Sipas kreut të shtetit tubimi më 2 mars do të mbahet sipas tij për të kundërshtuar grushtin e shtetit.

Por cili është qendrimi i qytetarëve ndaj kësaj proteste? A mendojnë të marrin pjesë apo jo?

Abcnews.al po zhvillon një sondazh në faqen e Facebook-ut duke shtruar pyetjen: A do të merrni pjesë në protestën e thirrur nga Presidenti Meta në 2 mars?”.

Kështu abcnews.al ka mbyllur sot sondazhin i cili qendroi në faqe për 1 javë. Nga rezultatet përfundimtare në sondazh kanë marrë pjesë 9.800 votues.

6.3 mijë prej tyre kanë voruar “Jo” dhe 3.4 mijë “Po”. Pra 35% po dhe 65 % jo.

Kujtojmë se  kjo është hera e dytë që Meta thërret një protestë, pas asaj të 8 dhjetorit, e cila u anulua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit./abcnews.al

 

schedule16:22 / 26/02/2020