Sondazhi: 53% e amerikanëve pro mbështetjes së Ukrainës deri në fund të luftës

schedule14:56 - 24 Gusht, 2022

schedule 14:56 - 24 Gusht, 2022

Pas një gjysmë viti lufte në Ukrainë, shumica e amerikanëve janë dakord që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Kievin derisa Rusia të tërheqë të gjitha forcat e saj, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar sot.

Sondazhi tregon se amerikanët, pavarësisht shqetësimeve ekonomike dhe zhvillimeve të brendshme politike që kanë tërhequr vëmendjen e tyre muajt e fundit, vazhdojnë të mbështesin politikën e Presidentit Joe Biden për të mbështetur Ukrainën.

Administrata Biden i ka ofruar Ukrainës armë dhe municione për ta ndihmuar atë të zmbrapsë forcat ruse, duke shpallur një paketë të re ndihme sigurie prej rreth 3 miliardë dollarësh, tha një zyrtar amerikan, ndërsa Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë.

Mes 1005 njerëzve në Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në sondazhin online të javës së kaluar, 53% favorizuan mbështetjen e Ukrainës “derisa të gjitha forcat ruse të tërhiqen nga territoret e pretenduara nga Ukraina”. Vetëm 18% thanë se ishin kundër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!