Sondazhet për zgjedhjet parlamentare europiane

schedule12:10 - 2 Mars, 2019

schedule 12:10 - 2 Mars, 2019

Sovranistët shënojnë ende rritje në vendet e Bashkimit Europian, sipas sondazheve të fundit për sa i përket zgjedhjeve parlamentare europiane. Analistët mendojnë se popullorët dhe socialistët mund të humbasin mazhorancën e fituar në vitin 2014.

Popullorët dhe socialistët humbasin mazhorancën absolute në dhomën e eurodeputetëve, mazhorancë që fituan në vitin 2014. Të dhënat dalin nga sondazhet e fundit të Parlamentit Europian, të cilat konfirmojnë ato të mëparshmet në datë 18  Shkurt.

Një e dhënë tjetër është ajo e avancimit të sovranistëve, në krahasim me përbërjen aktuale të Parlamentit Europian, falë performancës së mirë të “Legës” në Itali dhe të partisë së Marin Le Pen në Francë, e cila pritet të marrë 19 vende. “Bashkimi Kombëtar”, renditet i dyti pas grupimit politik të presidentit francez Emmanuel Macron, “Republika në marshim”, e cila ka 24 vende në Parlamentin Europian.

Lëvizja e Macron ende nuk ka përfunduar negociatat për aleanca të ndryshme. Analistët nuk përjashtojnë mundësinë që Partia Popullore Europiane dhe socialistët mund të rreshtohen me liberalët për të marrë mazhorancën, por të gjitha hipotezat aktuale mbeten ende në tryezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!