Sondazhet për 11 majin/ Leka: Sondazhi më i mirë, realiteti. As LaCivita e Trump nuk i sjellin dot fitoren PD

schedule20:53 - 14 Prill, 2025

schedule 20:53 - 14 Prill, 2025

Analisti Martin Leka tha se sondazhi më i mirë është realiteti. Gjatë intervistës në studion e ‘Real Story’, Leka u shpreh se fitorja në zgjedhjet e 11 majit shkon për PS dhe këtë nuk e ndryshon as pjesëmarrja e LaCivita. Në batutë e sipër, Leka tha se as Trump nuk ia sjell dot fitoren PD-së.

‘Sondazhi më i mirë është realiteti ku jetojmë dhe pa nisur asnjë lloj sondazhi, këtu kanë qenë edhe ish zyrtarë të PD që edhe pse se kanë thënë në studio e kanë thënë sapo kemi dalë. Pa besuar sondazhet edhe sikur ta marrim marshin e gabimit me dy dhe t’ja shtojmë  PD prapë fitues është PS.

Jo Latifi të vijë, por dhe vetë Trump në votat e PD nuk i fiton. Zgjedhjet në 11 maj i fiton PS dhe Rama, opozita në datë 12 do bëj atë që ka bërë gjithmonë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!