Sondazhet: Gjysma e amerikanëve refuzojnë që të vaksinohen kundër Covid-19

schedule15:56 - 21 Korrik, 2020

schedule 15:56 - 21 Korrik, 2020

Nëse një vaksinë e koronavirusit do të ishte e disponueshme sot, gjysma e amerikanëve nuk do të vaksinoheshin për shkak të mungesës së besimit, tha të hënën ish-kirurgu amerikan Dr.Vivek Murthy.

Një nga pasuritë më të rëndësishme që qeveria duhet të ketë në një pandemi është besimi i popullit dhe ai duhet të rifitohet me çdo kusht, tha Murthy.

“Në të kundërt kur të ju nevojitet populli për të ndjekur udhëzimet, ata nuk do t’ju besojnë sa duhet për të dëgjuar masat e qeverisë. Kjo është pikërisht situata ku mund të gjendemi kur bëhet fjalë për vaksinat, sepse tashmë sondazhet po na tregojnë se gjysma e njerëzve nuk janë të prirur për tu vaksinuar kundër Covid-19, edhe sikur të ishte e disponueshme sot, “tha ai.

“Ky është tronditëse dhe shqetësuese.”

Presidenti Trump i ka kaluar muajt e fundit duke u thënë mbështetësve të tij që të mos mbajnë maska dhe se vendi duhet të fillojë jetën për të rigjallëruar ekonominë.

“Ne e dimë se shpërndarja e vaksinave do të jetë mjaft e vështirë dhe nëse njerëzit nuk duan të vaksinohen është sepse ne nuk kemi ndërtuar besim të mjaftueshëm tek ata dhe kjo do të dëmtojë seriozisht aftësinë tonë për të ndërtuar imunitetin e tufës,” tha Murthy.

Ish kirurgu i SHBA tha që udhëheqësit duhet të tregojnë të vërtetën, veçanërisht kur ka gabime, ata duhet të dëgjojnë shkencëtarët dhe të komunikojnë shpesh dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Murthy tha se rifillimi i konferencave të koronavirusit mund të ndihmojë në rikthimin e besimit.

“Kjo me të vërtetë mund të ndihmojë kauzën, sepse mënyra se si ju komunikoni përcakton nëse ndërtoni ose shkatërroni besimin e popullit,” tha Murthy.
Trump mbylli konferencën e përditshme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë disa muaj më parë, por njoftoi të hënën se do të rifillojë përsëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!