Sonda japoneze ulet në asteroid

schedule09:50 - 25 Shkurt, 2019

schedule 09:50 - 25 Shkurt, 2019

Është ulur me sukses mbi asteroidin Ryugu sonda japoneze Hayabusa. Qëllimi i këtij misioni të Agjencisë Hapësinore Japoneze është studimi i origjinës së sistemit diellor, duke mbledhur prova dhe pluhur kozmik.

Aktualisht ky asteroid ndodhet 342 mln km larg Tokës dhe në bazë të të dhënave të deritanishme rezulton të jetë një ndër trupat qiellorë më antikë të sistemit tonë. Qëllimi i shkencëtarëve është të mblidhte informacione se si janë krijuar planetët dhe si në disa prej tyre është akumuluar uji. Në këtë asteroid mendohet se ka shumë materiale organike dhe ujë 4.6 mld vjeçar, pikërisht në lindjen e sistemit diellor.

Shkencëtarët bëjnë të ditur se kanë mbërritur të dhënat e mbërritjes së sondës në sipërfaqen e asteroidit. Sipas tyre ulja ka qenë brenda normave, më pas është lëshuar një plumb që peshon vetëm 5 g me shpejtësi 300 m në sekondë, për të mbledhur fragmente me një teknologji me fuqi thithëse.

Pas mbledhjes së informacioneve shkëmbore, organike dhe pluhuri sonda do të rinisë udhëtimin për rikthimin e saj në Tokë.

Klan Plus