Sonatat e Beethoven rikthejnë Tedi Papavramin dhe Francois-Ferderic Guy

schedule19:28 - 2 Nëntor, 2018

schedule 19:28 - 2 Nëntor, 2018

Pas katër vitesh mungesë rivjen për publikun violinisti i njohur Tedi Papavrami. Artisti shqiptar vjen i shoqëruar nga pianisti francez Francois-Frederic Guy të cilët do të sjellin në duo sonatat e Beethoven për violinë e piano. Në një intervistë për ABC News, Papavrami flet rreth koncertit dhe jetës së tij private.

Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë për një koncert. Sonatat e Beethovenit do t’i sjellë në duo me pianistin francez Francois-Frederic Guy me të cilin bashkëpunon prej 10 vitesh. Pavarami thotë se koncerti është i larmishëm në ngjyra dhe emocione.

Papavrami thotë se pas 4 vitesh shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij, kësaj here ai vjen me bashkëshorten, e cila është pianiste ku në të ardhmen ai mund të shfaqet sëbashku me të në skenë.

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në skenën e katedrales orthodokse. Bota e Beethoven është ajo që i bashkon shijet dy artistëve, të cilët kanë regjistruar 10 sonatat e tij për violinë e piano.

Papavrami do të japë një koncert të veçantë në datën 3 Nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!