Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-Min, mund të largohet nga londinezët në fund të sezonit. Koreano-jugorit i është ofruar nga drejtuesit e klubit një kontratë e re 5-vjeçare, ku ai do të përfitojë plot 200 mijë sterlina në javë.
Përpos ofertës shumë të mirë të bërë nga Tottenham, mësohet se Son kërkon të provojë një aventurë të re. Sipas raportimit të “Football Insider”, të gjithë situatën e yllit të Premier League po e monitoron me kujdes Bayern Munchen.
Bavarezët e pëlqejnë Son si lojtar dhe shikojnë tek ai një përforcim shumë të mirë për ekipin. Kujtojmë që 28-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe kushdo që e kërkon duhet të paguajë klauzolën e tij që është plot 85 milionë euro. Gjithçka mbetet për t’u parë gjatë merkatos së verës, por në fund do të jetë Son që do të vendosë. /abcnews.al