Manchester United po tenton një qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Harry Maguire ka nevojë për një koleg cilësor në repartin defensiv dhe një ndër të preferuarit e trajnerit Solskjaer është Dayot Upamecano.
22-vjeçari është një nga pikat më të forta të Leipzig, teksa paraqitjet pozitive me ekipin gjerman kanë sjellë debutimin e tij me kombëtaren e Francës shtatorin e këtij viti. Upamecano u tentuar nga klubi anglez edhe gjatë merkatos së verës.
Manchester Evening News raporton se “Djajtë e Kuq” do të nisin ofensivën ndaj lojtarit në merkaton e janarit. Një ofertë tunduese po përgatitet për Leipzig dhe vetë Upamecanon, për të cilin ka një interesim edhe nga Bayern Munchen. /abcnews.al