Manchester United po kalon një formë fantastike në Premier League. “Djajtë e Kuq” nuk humbasin prej datës 1 nëntor (0-1 me Arsenal) dhe mbrëmjen e kaluar fituan 1-0 në shtëpi kundër Wolves.
Markus Rashford shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, sukses që e ka ngjitur ekipin e Ole Gunnar Solskjaer në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Liverpool i vendit të parë.
“Nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, por ia dolëm të marrim tre pikët përballë një kundërshtari të vështirë. Morëm fitoren pa luajtur mirë, e cilësoj si një hap përpara këtë gjë.
Sigurisht që patëm edhe fatin me vete, por e kërkuam triumfin dhe e vendosëm Ëolves nën presion. Goli në shtesa nuk erdhi kot, kemi arritur pjekurinë e duhur psiko-fizik që na lejon të sulmojmë deri në sekondat e fundit.
Skuadra është gati të luftojë për vendin e parë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, nuk ka përfunduar akoma gjysma e kampionatit“, deklaron trajneri norvegjez. /abcnews.al