Manchester United përballet me Villareal në finalen e Europa League nesër dhe në prag të këtij dueli, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur gjerë e gjatë, në lidhje me mungesat, motivimin e skuadrës, formacionin dhe rivalin spanjoll.
“Fitorja e finales nuk ka të bëjë me lavdinë time personale. Kam besim të mjaftueshëm në vetvete, në çdo rrethanë që kam qenë. Jam i qetë, si gjithmonë. Kam besim te lojtarët, ata janë gati dhe kjo është gjëja kryesore. Kam parë që besimi tek ata është rritur, çdo herë vijnë e bëhen më të sigurt, më të fortë dhe elastikë ndaj pengesave”.
“Jam gati për këtë ndeshje dhe kam shumë besim se mund t’ia dalim, si grup. Çdo lojtar që shkon në finale ka pritshmërinë dhe presionin për të fituar. Duhet të jesh i përgatitur për të fituar. Ne luajmë për të fituar dhe presim t’ia dalim. Jam i sigurt se edhe Unai Emery dhe lojtarët e tij ndihen në të njëjtën mënyrë. Nuk është ndryshe”.
“Ka qenë një rrugë e gjatë për të ardhur deri këtu dhe finalet janë 50 me 50. E përsëris, ndjej që jemi gati për këtë finale. Në një finale gjithçka mund të ndodhë, mund të pësoni gol në minutën e parë, t’ju dëmtohet një lojtar, të nxirrni jashtë loje një lojtar, ndaj duhet të jeni të gatshëm për gjithçka. Finalet të tilla janë”.
“Jemi përgatitur mirë. Martial dhe Jones nuk ia kanë dalë, kurse Harry thjesht do të bëjë vrapime. Ai do përpiqet të jetë në ndeshje, ndoshta për pak. Është gjithmonë e vështirë të lësh jashtë lojtarët që kanë luajtur gjithë sezonin. Finalja është shpërblimi për atë që është bërë gjithë sezonin”.
“Formacioni? Do i them ekipit, veçanërisht atyre që nuk e nisin nga fillimi, që mund të duhet të luajnë një pjesë të rëndësishme të ndeshjes, siç ka ndodhur edhe më parë. Mund të zhgënjehen, të inatosen me mua, por vetëm të jenë gati kur t;u jepet mundësia. Kushdo që luan nga fillimi duhet at shijojë, pasi nuk luhen shumë finale në jetë”. /abcnews.al