Solskjaer “asist” Interit, kapiteni i United drejt Serie A

schedule13:36 - 14 Janar, 2020

schedule 13:36 - 14 Janar, 2020

Kapiteni i Manchester United, Ashley Young, është lënë sërish jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Solskjaer. Pas lajmeve se anglezi u transferua tek italianët e Interit, ai është lënë për herë të dytë jashtë ekipit.

Sipas raportimit të ‘Calciomercato.com’, Inter dhe Young i kanë mbyllur bisedimet mes tyre, por është United ai që nuk kërkon ta lëshojë menjëherë kapitenin e saj. Kontrata e 34-vjeçarit me ‘Djajtë e kuq’ përundon këtë verë dhe ndoshta transferimi i tij në ‘San Siro’ duhet të presë deri në qershor.

Në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Norwich, mbrojtësi u la jashtë ekipit dhe e njëjta situatë ka ndodhur dhe sot. Një ditë përpara sfidës së dytë që United pritet të zhvillojë me Wolves në FA CUP, Young është lënë përsëri jashtë ekipit. Situata e tij pritet të zgjidhet brenda pak ditësh dhe mbetet për tu parë nëse ai do të largohet apo jo. /abcnews.al