Solomon me mesazh të koduar: Do i thërrasin mendjes pastaj!

schedule10:41 - 7 Janar, 2020

schedule 10:41 - 7 Janar, 2020

Theophilus Solomon u afrua në verë te Partizani dhe prej tij pritej shumë. Gjithsesi sulmuesi nigerian ka shënuar vetëm dy gola, në fitoret me Flamurtarin dhe në derbi me Tiranën. Një dëmtim e penalizoi 24-vjeccarin, i cili pas rikthimit humbi formacionin.

Gjërat në kampin e kuq kanë ndryshuar, pasi në ditët e para të këtij viti u emërua edhe trajneri i ti. Adolfo Sormani do të jetë ai që do të vendosë në vazhdim se kush luan, ndërkohë që ekipi i kuq ndodhet momentalisht në Turqi ku po zhvillon fazën përgatitore.

Solomon, përmes rrjeteve sociale, gjen mundësinë të shprehet dhe në një postim në “Instagram” shkruan: “Mund të tentojnë të të rrëzojnë, të të hedhin poshtë mundin, por e sigurt është që do të kthehem dhe të gjithë do të pyesin veten pse e bënë atë gjë pikësëpari”.  Sulmuesi duket i motivuar dhe sikur dikujt do t’ia thotë diçka. Në fakt, gjuha më e mirë do të ishte ajo e golave… /abcnews.al

Postimi i sulmuesit të Partizanit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!