“Sollëm paqen në Kosovë”, Vuçiç i përgjigjet gjeneralit Clark: Nuk e kuptoj krenarinë tuaj, sulmuat një vend të vogël

schedule17:14 - 14 Nëntor, 2024

schedule 17:14 - 14 Nëntor, 2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së gjeneralit amerikan Wesley Clark në emisionin “Real Story”, i cili shprehu gëzimin për suksesin e operacionit që solli paqen në Kosovë.

LEXO EDHE: “Sollëm paqen dhe sigurinë”, gjenerali amerikan për “Real Story”: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Sipas presidentit serb, ai nuk duhet të ndihet krenar pasi sulmuan një vend të vogël.

“Wesley Clark është krenar për atë që bëri, njerëzit në Serbi janë të indinjuar me atë që ai bëri. Dhe nuk e shoh se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende, pavarësisht nga Karta e OKB-së dhe vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sulmoi një vend të vogël”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediat serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!